Galatians 1
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),Select Galatians 1:1
2dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë:Select Galatians 1:2
3Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,Select Galatians 1:3
4që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,Select Galatians 1:4
5i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.Select Galatians 1:5
6Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,Select Galatians 1:6
7i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.Select Galatians 1:7
8Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.Select Galatians 1:8
9Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.Select Galatians 1:9
10Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.Select Galatians 1:10
11Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut,Select Galatians 1:11
12sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.Select Galatians 1:12
13Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.Select Galatians 1:13
14Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi.Select Galatians 1:14
15Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,Select Galatians 1:15
16që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak,Select Galatians 1:16
17as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.Select Galatians 1:17
18Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.Select Galatians 1:18
19Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.Select Galatians 1:19
20Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.Select Galatians 1:20
21Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.Select Galatians 1:21
22Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,Select Galatians 1:22
23po ato kishin dëgjuar vetëm: ''Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte'',Select Galatians 1:23
24dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.Select Galatians 1:24
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation