Galatians 4
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,Select Galatians 4:1
2por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.Select Galatians 4:2
3Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,Select Galatians 4:3
4por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,Select Galatians 4:4
5që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.Select Galatians 4:5
6Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.Select Galatians 4:6
7Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.Select Galatians 4:7
8Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;Select Galatians 4:8
9kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni?Select Galatians 4:9
10Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.Select Galatians 4:10
11Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.Select Galatians 4:11
12O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe.Select Galatians 4:12
13Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;Select Galatians 4:13
14dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.Select Galatians 4:14
15Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua.Select Galatians 4:15
16A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?Select Galatians 4:16
17Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.Select Galatians 4:17
18Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.Select Galatians 4:18
19Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!Select Galatians 4:19
20Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.Select Galatians 4:20
21Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?Select Galatians 4:21
22Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.Select Galatians 4:22
23Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.Select Galatians 4:23
24Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.Select Galatians 4:24
25Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.Select Galatians 4:25
26Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.Select Galatians 4:26
27Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.Select Galatians 4:27
28Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.Select Galatians 4:28
29Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.Select Galatians 4:29
30Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.Select Galatians 4:30
31Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.Select Galatians 4:31
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation