Galatians 5
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.Select Galatians 5:1
2Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.Select Galatians 5:2
3Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.Select Galatians 5:3
4Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.Select Galatians 5:4
5Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,Select Galatians 5:5
6sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.Select Galatians 5:6
7Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?Select Galatians 5:7
8Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.Select Galatians 5:8
9Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.Select Galatians 5:9
10Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.Select Galatians 5:10
11Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.Select Galatians 5:11
12Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!Select Galatians 5:12
13Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.Select Galatians 5:13
14Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.Select Galatians 5:14
15Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.Select Galatians 5:15
16Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,Select Galatians 5:16
17sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.Select Galatians 5:17
18Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.Select Galatians 5:18
19Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,Select Galatians 5:19
20idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,Select Galatians 5:20
21smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.Select Galatians 5:21
22Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.Select Galatians 5:22
23Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.Select Galatians 5:23
24Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.Select Galatians 5:24
25Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.Select Galatians 5:25
26Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.Select Galatians 5:26
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation