Skip to content
Church.wiki
Galatians

Galatians 6

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.Select Galatians 6:1

2Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.Select Galatians 6:2

3Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.Select Galatians 6:3

4Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.Select Galatians 6:4

5Sepse secili do të mbajë barrën e vet.Select Galatians 6:5

6Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.Select Galatians 6:6

7Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.Select Galatians 6:7

8Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.Select Galatians 6:8

9Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.Select Galatians 6:9

10Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.Select Galatians 6:10

11Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!Select Galatians 6:11

12Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.Select Galatians 6:12

13Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.Select Galatians 6:13

14Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.Select Galatians 6:14

15Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.Select Galatians 6:15

16Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.Select Galatians 6:16

17Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.Select Galatians 6:17

18Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.Select Galatians 6:18

Next: Ephesians 1Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Galatians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.