1 Corinthians 11
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.Select 1 Corinthians 11:1
2Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.Select 1 Corinthians 11:2
3Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.Select 1 Corinthians 11:3
4Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.Select 1 Corinthians 11:4
5Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.Select 1 Corinthians 11:5
6Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.Select 1 Corinthians 11:6
7Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,Select 1 Corinthians 11:7
8sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,Select 1 Corinthians 11:8
9edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.Select 1 Corinthians 11:9
10Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.Select 1 Corinthians 11:10
11Gjithsesi në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin,Select 1 Corinthians 11:11
12sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.Select 1 Corinthians 11:12
13Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar?Select 1 Corinthians 11:13
14Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?Select 1 Corinthians 11:14
15Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.Select 1 Corinthians 11:15
16Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.Select 1 Corinthians 11:16
17Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen.Select 1 Corinthians 11:17
18Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj.Select 1 Corinthians 11:18
19Sepse duhet të ketë midis jush edhe grupime, që të njihen në mes tuaj ata që janë të sprovuar.Select 1 Corinthians 11:19
20Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit,Select 1 Corinthians 11:20
21sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.Select 1 Corinthians 11:21
22A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s'kanë asgjë? Çfarë t'ju them juve? T'ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.Select 1 Corinthians 11:22
23Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukënSelect 1 Corinthians 11:23
24dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.Select 1 Corinthians 11:24
25Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''.Select 1 Corinthians 11:25
26Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.Select 1 Corinthians 11:26
27Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.Select 1 Corinthians 11:27
28Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,Select 1 Corinthians 11:28
29sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.Select 1 Corinthians 11:29
30Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.Select 1 Corinthians 11:30
31Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.Select 1 Corinthians 11:31
32Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.Select 1 Corinthians 11:32
33Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.Select 1 Corinthians 11:33
34Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.Select 1 Corinthians 11:34
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation