1 Corinthians 13
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.Select 1 Corinthians 13:1
2Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.Select 1 Corinthians 13:2
3Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!Select 1 Corinthians 13:3
4Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,Select 1 Corinthians 13:4
5nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;Select 1 Corinthians 13:5
6nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,Select 1 Corinthians 13:6
7i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.Select 1 Corinthians 13:7
8Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,Select 1 Corinthians 13:8
9sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Select 1 Corinthians 13:9
10Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.Select 1 Corinthians 13:10
11Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.Select 1 Corinthians 13:11
12Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.Select 1 Corinthians 13:12
13Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.Select 1 Corinthians 13:13
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation