1 Corinthians 15
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,Select 1 Corinthians 15:1
2dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.Select 1 Corinthians 15:2
3Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,Select 1 Corinthians 15:3
4se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,Select 1 Corinthians 15:4
5edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.Select 1 Corinthians 15:5
6Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.Select 1 Corinthians 15:6
7Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.Select 1 Corinthians 15:7
8Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit.Select 1 Corinthians 15:8
9Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë.Select 1 Corinthians 15:9
10Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.Select 1 Corinthians 15:10
11Pra, si unë, ashtu edhe ata kështu predikojmë dhe ju kështu besuat.Select 1 Corinthians 15:11
12Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?Select 1 Corinthians 15:12
13Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.Select 1 Corinthians 15:13
14Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.Select 1 Corinthians 15:14
15Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen.Select 1 Corinthians 15:15
16Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur;Select 1 Corinthians 15:16
17por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,Select 1 Corinthians 15:17
18edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.Select 1 Corinthians 15:18
19Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.Select 1 Corinthians 15:19
20Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.Select 1 Corinthians 15:20
21Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.Select 1 Corinthians 15:21
22Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,Select 1 Corinthians 15:22
23por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tijSelect 1 Corinthians 15:23
24Pastaj do të vijë fundi, kur ai t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi.Select 1 Corinthians 15:24
25Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.Select 1 Corinthians 15:25
26Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.Select 1 Corinthians 15:26
27Sepse Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Por, kur thotë se çdo gjë i është nënshtruar, është e qartë se përjashtohet ai që ia ka nënshtruar çdo gjë.Select 1 Corinthians 15:27
28Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.Select 1 Corinthians 15:28
29Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?Select 1 Corinthians 15:29
30Përse jemi edhe ne në rrezik në çdo orë?Select 1 Corinthians 15:30
31Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.Select 1 Corinthians 15:31
32Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç'dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.Select 1 Corinthians 15:32
33Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.Select 1 Corinthians 15:33
34Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.Select 1 Corinthians 15:34
35Por do të thotë ndonjë: ''Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç'trup do të vijnë?''.Select 1 Corinthians 15:35
36O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.Select 1 Corinthians 15:36
37Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër.Select 1 Corinthians 15:37
38Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.Select 1 Corinthians 15:38
39Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.Select 1 Corinthians 15:39
40Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyreve të tokës.Select 1 Corinthians 15:40
41Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.Select 1 Corinthians 15:41
42Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.Select 1 Corinthians 15:42
43Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.Select 1 Corinthians 15:43
44Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.Select 1 Corinthians 15:44
45Kështu edhe është shkruar: ''Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë.Select 1 Corinthians 15:45
46Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.Select 1 Corinthians 15:46
47Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.Select 1 Corinthians 15:47
48Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët.Select 1 Corinthians 15:48
49Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.Select 1 Corinthians 15:49
50Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.Select 1 Corinthians 15:50
51Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,Select 1 Corinthians 15:51
52sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,Select 1 Corinthians 15:52
53sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.Select 1 Corinthians 15:53
54Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''.Select 1 Corinthians 15:54
55O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?Select 1 Corinthians 15:55
56Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.Select 1 Corinthians 15:56
57Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.Select 1 Corinthians 15:57
58Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.Select 1 Corinthians 15:58
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation