Skip to content
Church.wiki
1 Corinthians

1 Corinthians 3

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t'ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.Select 1 Corinthians 3:1

2Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;Select 1 Corinthians 3:2

3në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?Select 1 Corinthians 3:3

4Sepse, kur dikush thotë: ''Unë jam i Palit'', dhe një tjetër: ''Unë jam i Apolit'', a nuk jeni ju të mishit?Select 1 Corinthians 3:4

5Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?Select 1 Corinthians 3:5

6Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.Select 1 Corinthians 3:6

7Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.Select 1 Corinthians 3:7

8Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.Select 1 Corinthians 3:8

9Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.Select 1 Corinthians 3:9

10Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,Select 1 Corinthians 3:10

11sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.Select 1 Corinthians 3:11

12Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,Select 1 Corinthians 3:12

13vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç'lloji është.Select 1 Corinthians 3:13

14Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,Select 1 Corinthians 3:14

15në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.Select 1 Corinthians 3:15

16A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?Select 1 Corinthians 3:16

17Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.Select 1 Corinthians 3:17

18Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.Select 1 Corinthians 3:18

19Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ''Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre'';Select 1 Corinthians 3:19

20dhe përsëri: ''Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota''.Select 1 Corinthians 3:20

21Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat;Select 1 Corinthians 3:21

22Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat.Select 1 Corinthians 3:22

23Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.Select 1 Corinthians 3:23

Next: 1 Corinthians 4Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

1 Corinthians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.