2 Corinthians 13
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Ja, kjo është e treta herë që po vij te ju. ''Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve''.Select 2 Corinthians 13:1
2E thashë edhe më parë, kur isha i pranishëm te ju për të dytën herë, dhe po e them tani që jam larg jush. Po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar më përpara dhe të gjithë të tjerëve se, po të vij përsëri, nuk do të kursej njeri.Select 2 Corinthians 13:2
3Sepse ju kërkoni provën e Krishtit që flet në mua; dhe ai s'është i dobët ndaj jush, por është i fuqishëm në ju.Select 2 Corinthians 13:3
4Sepse, megjithëse ai u kryqëzua në dobësinë e tij, ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, sepse edhe ne jemi të dobët në të, por do të rrojmë me të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh.Select 2 Corinthians 13:4
5Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.Select 2 Corinthians 13:5
6Por unë shpresoj se ju do ta njihni se ne nuk jemi të përjashtuar.Select 2 Corinthians 13:6
7Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe, jo që të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e mirë edhe sikur ne të ishim të përjashtuar.Select 2 Corinthians 13:7
8Ne në fakt nuk kemi asnjë forcë kundër së vërtetës, por vetëm pro së vërtetës.Select 2 Corinthians 13:8
9Sepse ne gëzohemi kur jemi të dobët dhe ju jeni të fortë; dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.Select 2 Corinthians 13:9
10Prandaj i shkruaj këto gjëra, kur jam larg jush, që, kur të jem i pranishëm, të mos sillem me ashpërsi, sipas autoritetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuar e jo për të prishur.Select 2 Corinthians 13:10
11Më në fund, o vëllezër, gëzohuni, përsosuni, ngushëllohuni, jini të një mendje, jetoni në paqe; dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë me ju.Select 2 Corinthians 13:11
12Përshëndetni njeri tjetrin me një puthje të shenjtë,Select 2 Corinthians 13:12
13të gjithë shenjtorët ju përshëndesin.Select 2 Corinthians 13:13
14Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.Select 2 Corinthians 13:14
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation