Colossians 1
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,Select Colossians 1:1
2shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.Select Colossians 1:2
3E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,Select Colossians 1:3
4sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,Select Colossians 1:4
5për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,Select Colossians 1:5
6që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,Select Colossians 1:6
7sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,Select Colossians 1:7
8dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.Select Colossians 1:8
9Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,Select Colossians 1:9
10që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,Select Colossians 1:10
11duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,Select Colossians 1:11
12duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.Select Colossians 1:12
13Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,Select Colossians 1:13
14në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.Select Colossians 1:14
15Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,Select Colossians 1:15
16sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.Select Colossians 1:16
17Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.Select Colossians 1:17
18Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,Select Colossians 1:18
19sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,Select Colossians 1:19
20dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.Select Colossians 1:20
21Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,Select Colossians 1:21
22tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,Select Colossians 1:22
23në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.Select Colossians 1:23
24Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,Select Colossians 1:24
25shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,Select Colossians 1:25
26misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,Select Colossians 1:26
27të cilëve Perëndia deshi t'ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,Select Colossians 1:27
28që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;Select Colossians 1:28
29për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet.Select Colossians 1:29
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation