Colossians 2
Albanian Bible
Translation: ALB
1Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,Select Colossians 2:1
2që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,Select Colossians 2:2
3ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.Select Colossians 2:3
4Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,Select Colossians 2:4
5sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.Select Colossians 2:5
6Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,Select Colossians 2:6
7duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.Select Colossians 2:7
8Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,Select Colossians 2:8
9sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.Select Colossians 2:9
10Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,Select Colossians 2:10
11në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:Select Colossians 2:11
12të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.Select Colossians 2:12
13Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.Select Colossians 2:13
14Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq;Select Colossians 2:14
15dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.Select Colossians 2:15
16Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;Select Colossians 2:16
17këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.Select Colossians 2:17
18Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,Select Colossians 2:18
19dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.Select Colossians 2:19
20Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:Select Colossians 2:20
21''Mos prek, mos shijo, mos merr'',Select Colossians 2:21
22të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?Select Colossians 2:22
23Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.Select Colossians 2:23
Albanian Bible (ALB) · Public Domain