Luke 1
Albanian Bible
Translation: ALB
1Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,Select Luke 1:1
2ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,Select Luke 1:2
3m'u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t'i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,Select Luke 1:3
4që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.Select Luke 1:4
5Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.Select Luke 1:5
6Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.Select Luke 1:6
7Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.Select Luke 1:7
8Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,Select Luke 1:8
9sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.Select Luke 1:9
10Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.Select Luke 1:10
11Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.Select Luke 1:11
12Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.Select Luke 1:12
13Por engjëlli i tha: ''Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.Select Luke 1:13
14Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.Select Luke 1:14
15Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës.Select Luke 1:15
16Dhe do t'i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.Select Luke 1:16
17Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t'i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t'ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë''.Select Luke 1:17
18Dhe Zakaria i tha engjëllit: ''Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë''.Select Luke 1:18
19Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: ''Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.Select Luke 1:19
20Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre''.Select Luke 1:20
21Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.Select Luke 1:21
22Por, kur doli, nuk mundi t'u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.Select Luke 1:22
23Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.Select Luke 1:23
24Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:Select Luke 1:24
25''Ja ç'më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve''.Select Luke 1:25
26Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,Select Luke 1:26
27te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.Select Luke 1:27
28Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ''Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë''.Select Luke 1:28
29Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.Select Luke 1:29
30Dhe engjëlli i tha: ''Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.Select Luke 1:30
31Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus.Select Luke 1:31
32Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij;Select Luke 1:32
33dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur''.Select Luke 1:33
34Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.Select Luke 1:34
35Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.Select Luke 1:35
36Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,Select Luke 1:36
37sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''.Select Luke 1:37
38Atëherë Maria tha: ''Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate''. Dhe engjëlli u largua prej saj.Select Luke 1:38
39Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,Select Luke 1:39
40dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.Select Luke 1:40
41Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,Select Luke 1:41
42dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.Select Luke 1:42
43Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?Select Luke 1:43
44Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.Select Luke 1:44
45Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.Select Luke 1:45
46Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,Select Luke 1:46
47dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,Select Luke 1:47
48sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,Select Luke 1:48
49sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!Select Luke 1:49
50Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.Select Luke 1:50
51Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;Select Luke 1:51
52i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;Select Luke 1:52
53i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.Select Luke 1:53
54Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,Select Luke 1:54
55ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.Select Luke 1:55
56Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.Select Luke 1:56
57Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.Select Luke 1:57
58Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.Select Luke 1:58
59Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;Select Luke 1:59
60por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.Select Luke 1:60
61Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.Select Luke 1:61
62Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.Select Luke 1:62
63Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.Select Luke 1:63
64Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.Select Luke 1:64
65Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.Select Luke 1:65
66Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.Select Luke 1:66
67Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:Select Luke 1:67
68Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;Select Luke 1:68
69dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,Select Luke 1:69
70ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmëSelect Luke 1:70
71prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,Select Luke 1:71
72për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,Select Luke 1:72
73betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,Select Luke 1:73
74për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,Select Luke 1:74
75në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.Select Luke 1:75
76Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,Select Luke 1:76
77për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;Select Luke 1:77
78për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,Select Luke 1:78
79për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.Select Luke 1:79
80Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.Select Luke 1:80
Albanian Bible (ALB) · Public Domain