Luke 2
Albanian Bible
Translation: ALB
1Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.Select Luke 2:1
2Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.Select Luke 2:2
3Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.Select Luke 2:3
4Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,Select Luke 2:4
5për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.Select Luke 2:5
6Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.Select Luke 2:6
7Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.Select Luke 2:7
8Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.Select Luke 2:8
9Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.Select Luke 2:9
10Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;Select Luke 2:10
11sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.Select Luke 2:11
12Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd''.Select Luke 2:12
13Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:Select Luke 2:13
14''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''.Select Luke 2:14
15Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur Zoti''.Select Luke 2:15
16Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.Select Luke 2:16
17Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.Select Luke 2:17
18Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.Select Luke 2:18
19Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.Select Luke 2:19
20Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.Select Luke 2:20
21Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.Select Luke 2:21
22Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t'ia paraqitur Zotit,Select Luke 2:22
23ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: ''Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin'',Select Luke 2:23
24dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.Select Luke 2:24
25Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.Select Luke 2:25
26Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.Select Luke 2:26
27Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,Select Luke 2:27
28ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:Select Luke 2:28
29''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,Select Luke 2:29
30sepse sytë e mi e panë shpëtimin tëndSelect Luke 2:30
31që ti e përgatite përpara gjithë popujve:Select Luke 2:31
32dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''.Select Luke 2:32
33Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.Select Luke 2:33
34Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,Select Luke 2:34
35edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave''.Select Luke 2:35
36Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.Select Luke 2:36
37Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.Select Luke 2:37
38Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.Select Luke 2:38
39Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.Select Luke 2:39
40Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.Select Luke 2:40
41Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.Select Luke 2:41
42Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.Select Luke 2:42
43Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.Select Luke 2:43
44Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;Select Luke 2:44
45dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.Select Luke 2:45
46Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.Select Luke 2:46
47Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.Select Luke 2:47
48Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.Select Luke 2:48
49Por ai u tha atyre: ''Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?''.Select Luke 2:49
50Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.Select Luke 2:50
51Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.Select Luke 2:51
52Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.Select Luke 2:52
Albanian Bible (ALB) · Public Domain