Luke 20
Albanian Bible
Translation: ALB
1Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,Select Luke 20:1
2dhe i thanë: ''Na trego me ç'autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?''.Select Luke 20:2
3Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes një gjë dhe ju m'u përgjigjni:Select Luke 20:3
4Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?''.Select Luke 20:4
5Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ''Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".Select Luke 20:5
6Kurse po t'i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet''.Select Luke 20:6
7Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.Select Luke 20:7
8Atëherë Jezusi u tha atyre: ''As unë nuk po ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra''.Select Luke 20:8
9Pastaj filloi t'i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ''Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.Select Luke 20:9
10Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t'i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.Select Luke 20:10
11Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.Select Luke 20:11
12Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.Select Luke 20:12
13Atëherë i zoti i vreshtit tha: "Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".Select Luke 20:13
14Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: "Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".Select Luke 20:14
15Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç'do t'u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?Select Luke 20:15
16Ai do të vijë, do t'i vrasë ata vreshtarë dhe do t'ua japë vreshtin të tjerëve''. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Kështu mos qoftë''.Select Luke 20:16
17Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ''Ç'është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?Select Luke 20:17
18Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet''.Select Luke 20:18
19Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.Select Luke 20:19
20Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t'ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.Select Luke 20:20
21Këta e pyetën duke thënë: ''Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.Select Luke 20:21
22A është e lejueshme për ne t'i paguajmë taksë Cezarit apo jo?''.Select Luke 20:22
23Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më provokoni?Select Luke 20:23
24Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?''. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ''E Cezarit''.Select Luke 20:24
25Atëherë ai u tha atyre: ''I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''.Select Luke 20:25
26Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.Select Luke 20:26
27Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,Select Luke 20:27
28duke thënë: ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet.Select Luke 20:28
29Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.Select Luke 20:29
30I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.Select Luke 20:30
31E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.Select Luke 20:31
32Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.Select Luke 20:32
33Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.Select Luke 20:33
34Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;Select Luke 20:34
35por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;Select Luke 20:35
36ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.Select Luke 20:36
37Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.Select Luke 20:37
38Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.Select Luke 20:38
39Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.Select Luke 20:39
40Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.Select Luke 20:40
41Dhe ai i tha atyre: ''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?Select Luke 20:41
42Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,Select Luke 20:42
43derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".Select Luke 20:43
44Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?''.Select Luke 20:44
45Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:Select Luke 20:45
46''Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t'i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;Select Luke 20:46
47ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t'u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë''.Select Luke 20:47
Albanian Bible (ALB) · Public Domain