Skip to content
Church.wiki
Luke

Luke 23

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.Select Luke 23:1

2Dhe filluan ta paditin duke thënë: ''Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t'i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti''.Select Luke 23:2

3Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Ti po thua''.Select Luke 23:3

4Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: ''Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri''.Select Luke 23:4

5Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: ''Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu''.Select Luke 23:5

6Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.Select Luke 23:6

7Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.Select Luke 23:7

8Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.Select Luke 23:8

9Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.Select Luke 23:9

10Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.Select Luke 23:10

11Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.Select Luke 23:11

12Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.Select Luke 23:12

13Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,Select Luke 23:13

14dhe u tha atyre: ''Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,Select Luke 23:14

15dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s'ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.Select Luke 23:15

16Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.Select Luke 23:16

17Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.Select Luke 23:17

18Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''.Select Luke 23:18

19Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.Select Luke 23:19

20Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.Select Luke 23:20

21Por ata bërtitnin duke thënë: ''Kryqëzoje!''.Select Luke 23:21

22Për të tretën herë ai u tha atyre: ''Po ç'të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.Select Luke 23:22

23Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.Select Luke 23:23

24Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.Select Luke 23:24

25Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.Select Luke 23:25

26Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.Select Luke 23:26

27Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.Select Luke 23:27

28Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ''O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.Select Luke 23:28

29Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".Select Luke 23:29

30Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".Select Luke 23:30

31Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç'do të bëhet me të thatin?".Select Luke 23:31

32Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t'i vrarë.Select Luke 23:32

33Dhe kur arritën në vendin që quhet ''Kafka'', aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.Select Luke 23:33

34Dhe Jezusi tha: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.Select Luke 23:34

35Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ''Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë''.Select Luke 23:35

36Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,Select Luke 23:36

37dhe duke thënë: ''Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten''.Select Luke 23:37

38Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".Select Luke 23:38

39Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ''Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve''.Select Luke 23:39

40Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ''A s'ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?Select Luke 23:40

41Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe''.Select Luke 23:41

42Pastaj i tha Jezusit: ''Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde''.Select Luke 23:42

43Atëherë Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë''.Select Luke 23:43

44Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.Select Luke 23:44

45Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.Select Luke 23:45

46Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma.Select Luke 23:46

47Atëherë centurioni, kur pa ç'ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''.Select Luke 23:47

48Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç'po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.Select Luke 23:48

49Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.Select Luke 23:49

50Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;Select Luke 23:50

51ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.Select Luke 23:51

52Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.Select Luke 23:52

53Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.Select Luke 23:53

54Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.Select Luke 23:54

55Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;Select Luke 23:55

56pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.Select Luke 23:56

Next: Luke 24Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Luke

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.