Skip to content
Church.wiki
Luke

Luke 3

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,Select Luke 3:1

2nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.Select Luke 3:2

3Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,Select Luke 3:3

4ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!Select Luke 3:4

5Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohenSelect Luke 3:5

6dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.Select Luke 3:6

7Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?Select Luke 3:7

8Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t'i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.Select Luke 3:8

9Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr''.Select Luke 3:9

10Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ''Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?''.Select Luke 3:10

11Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ''Ai që ka dy tunika le t'i ndajë me atë që s'ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu''.Select Luke 3:11

12Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ''Mësues, ç'duhet të bëjmë?''.Select Luke 3:12

13Dhe ai u tha atyre: ''Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar''.Select Luke 3:13

14Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ''Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''.Select Luke 3:14

15Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.Select Luke 3:15

16Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ''Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.Select Luke 3:16

17Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet''.Select Luke 3:17

18Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.Select Luke 3:18

19Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,Select Luke 3:19

20U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.Select Luke 3:20

21Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hapSelect Luke 3:21

22dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.Select Luke 3:22

23Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;Select Luke 3:23

24bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;Select Luke 3:24

25bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;Select Luke 3:25

26bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;Select Luke 3:26

27bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;Select Luke 3:27

28bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;Select Luke 3:28

29bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;Select Luke 3:29

30bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;Select Luke 3:30

31bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;Select Luke 3:31

32bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;Select Luke 3:32

33bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;Select Luke 3:33

34bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;Select Luke 3:34

35bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;Select Luke 3:35

36bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;Select Luke 3:36

37bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;Select Luke 3:37

38bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.Select Luke 3:38

Next: Luke 4Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Luke

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.