Skip to content
Church.wiki
Nehemiah

Nehemiah 11

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jerualem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.Select Nehemiah 11:1

2Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem.Select Nehemiah 11:2

3Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: Izraelitët, priftërinjtë, Levitët, Nethinejtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).Select Nehemiah 11:3

4Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,Select Nehemiah 11:4

5dhe Maaseja, bir i Barukut, bir i Kol-Hozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarias, bir i Shilonitit.Select Nehemiah 11:5

6Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.Select Nehemiah 11:6

7Këta janë bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Mashulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Maasejahut, bir i Ithielit, bir i Isaias;Select Nehemiah 11:7

8mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë.Select Nehemiah 11:8

9Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit.Select Nehemiah 11:9

10Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini,Select Nehemiah 11:10

11Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë,Select Nehemiah 11:11

12vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i MalkijahutSelect Nehemiah 11:12

13dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit,Select Nehemiah 11:13

14dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre.Select Nehemiah 11:14

15Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit,Select Nehemiah 11:15

16Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve;Select Nehemiah 11:16

17dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.Select Nehemiah 11:17

18Shuma e Levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta.Select Nehemiah 11:18

19Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.Select Nehemiah 11:19

20Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e Levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.Select Nehemiah 11:20

21Nethinejtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të Nethinejve.Select Nehemiah 11:21

22Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë.Select Nehemiah 11:22

23Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t'i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuarSelect Nehemiah 11:23

24Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.Select Nehemiah 11:24

25Përsa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij,Select Nehemiah 11:25

26në Jeshua, në Moladah, në Beth-Peleth,Select Nehemiah 11:26

27në Atsar-Shual, në Beer-Sheba dhe në fshatrat e tij,Select Nehemiah 11:27

28në Tsiklag, në Mekona dhe në fshatrat e tij,Select Nehemiah 11:28

29në En-Rimon, në Tsorah, në Jarmuth,Select Nehemiah 11:29

30në Zanoah, në Adullam dhe në fshatrat e tyre, në Lakish dhe në fushat e tij, në Azekah dhe në fshatrat e tij. U vendosën në Beer-Sheba deri në luginën e Hinomit.Select Nehemiah 11:30

31Bijtë e Beniaminit u vendosën në Geba, në Mikmash, në Aijah, në Bethel dhe në fshatrat e tyre,Select Nehemiah 11:31

32në Anathoth, në Nob, në Ananiah,Select Nehemiah 11:32

33në Atsor, në Ramah, në Gitaim,Select Nehemiah 11:33

34në Hadid, në Tseboim, në Nebalat,Select Nehemiah 11:34

35në Lod dhe në Ono, në luginën e artizanëve.Select Nehemiah 11:35

36Disa divizione të Levitëve të Judës u bashkuan në Beniamin.Select Nehemiah 11:36

Next: Nehemiah 12Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Nehemiah

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.