Skip to content
Church.wiki
1 Thessalonians

1 Thessalonians 5

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj,Select 1 Thessalonians 5:1

2sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.Select 1 Thessalonians 5:2

3Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.Select 1 Thessalonians 5:3

4Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.Select 1 Thessalonians 5:4

5Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.Select 1 Thessalonians 5:5

6Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.Select 1 Thessalonians 5:6

7Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.Select 1 Thessalonians 5:7

8Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.Select 1 Thessalonians 5:8

9Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,Select 1 Thessalonians 5:9

10i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.Select 1 Thessalonians 5:10

11Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.Select 1 Thessalonians 5:11

12Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,Select 1 Thessalonians 5:12

13edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.Select 1 Thessalonians 5:13

14Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.Select 1 Thessalonians 5:14

15Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.Select 1 Thessalonians 5:15

16Jini gjithmonë të gëzuar.Select 1 Thessalonians 5:16

17Lutuni pa pushim.Select 1 Thessalonians 5:17

18Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.Select 1 Thessalonians 5:18

19Mos e shuani Frymën.Select 1 Thessalonians 5:19

20Mos i përbuzni profecitë.Select 1 Thessalonians 5:20

21Provoni të gjitha, mbani të mirën.Select 1 Thessalonians 5:21

22Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.Select 1 Thessalonians 5:22

23Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.Select 1 Thessalonians 5:23

24Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.Select 1 Thessalonians 5:24

25Vëllezër, lutuni për ne.Select 1 Thessalonians 5:25

26Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.Select 1 Thessalonians 5:26

27Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.Select 1 Thessalonians 5:27

28Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.Select 1 Thessalonians 5:28

Next: 2 Thessalonians 1Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

1 Thessalonians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.