Skip to content
Church.wiki
2 Thessalonians

2 Thessalonians 3

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju,Select 2 Thessalonians 3:1

2dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.Select 2 Thessalonians 3:2

3Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu.Select 2 Thessalonians 3:3

4Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni.Select 2 Thessalonians 3:4

5Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.Select 2 Thessalonians 3:5

6Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.Select 2 Thessalonians 3:6

7Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,Select 2 Thessalonians 3:7

8dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me mundim e cfilitje ditë e natë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.Select 2 Thessalonians 3:8

9Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit.Select 2 Thessalonians 3:9

10Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.Select 2 Thessalonians 3:10

11Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.Select 2 Thessalonians 3:11

12Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.Select 2 Thessalonians 3:12

13Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.Select 2 Thessalonians 3:13

14Dhe nëqoftëse dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet.Select 2 Thessalonians 3:14

15Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla.Select 2 Thessalonians 3:15

16Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.Select 2 Thessalonians 3:16

17Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu.Select 2 Thessalonians 3:17

18Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.Select 2 Thessalonians 3:18

Next: 1 Timothy 1Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

2 Thessalonians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.