1 Timothy 4
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,Select 1 Timothy 4:1
2që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,Select 1 Timothy 4:2
3të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.Select 1 Timothy 4:3
4Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,Select 1 Timothy 4:4
5sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.Select 1 Timothy 4:5
6Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.Select 1 Timothy 4:6
7Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,Select 1 Timothy 4:7
8sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.Select 1 Timothy 4:8
9Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.Select 1 Timothy 4:9
10Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.Select 1 Timothy 4:10
11Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.Select 1 Timothy 4:11
12Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.Select 1 Timothy 4:12
13Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.Select 1 Timothy 4:13
14Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.Select 1 Timothy 4:14
15Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.Select 1 Timothy 4:15
16Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.Select 1 Timothy 4:16
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation