1 Timothy 5
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,Select 1 Timothy 5:1
2plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dlirësi.Select 1 Timothy 5:2
3Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.Select 1 Timothy 5:3
4Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.Select 1 Timothy 5:4
5Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.Select 1 Timothy 5:5
6Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.Select 1 Timothy 5:6
7Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.Select 1 Timothy 5:7
8Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.Select 1 Timothy 5:8
9Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,Select 1 Timothy 5:9
10dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.Select 1 Timothy 5:10
11Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,Select 1 Timothy 5:11
12duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.Select 1 Timothy 5:12
13Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.Select 1 Timothy 5:13
14Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;Select 1 Timothy 5:14
15sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.Select 1 Timothy 5:15
16Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t'i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.Select 1 Timothy 5:16
17Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.Select 1 Timothy 5:17
18Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''.Select 1 Timothy 5:18
19Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.Select 1 Timothy 5:19
20Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.Select 1 Timothy 5:20
21Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.Select 1 Timothy 5:21
22Mos i vër duart askujt me ngut dhe mos u bëj pjestar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.Select 1 Timothy 5:22
23Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.Select 1 Timothy 5:23
24Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.Select 1 Timothy 5:24
25Gjithashtu edhe veprat e mira duken; por edhe ato që janë ndryshe nuk mund të mbeten të fshehura.Select 1 Timothy 5:25
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation