2 Timothy 3
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,Select 2 Timothy 3:1
2sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,Select 2 Timothy 3:2
3të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,Select 2 Timothy 3:3
4tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,Select 2 Timothy 3:4
5të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.Select 2 Timothy 3:5
6Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,Select 2 Timothy 3:6
7të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.Select 2 Timothy 3:7
8Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.Select 2 Timothy 3:8
9Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.Select 2 Timothy 3:9
10Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,Select 2 Timothy 3:10
11përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.Select 2 Timothy 3:11
12Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,Select 2 Timothy 3:12
13por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë.Select 2 Timothy 3:13
14Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,Select 2 Timothy 3:14
15dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.Select 2 Timothy 3:15
16I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,Select 2 Timothy 3:16
17që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.Select 2 Timothy 3:17
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation