Matthew 1
Albanian Bible
Translation: ALB
1Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.Select Matthew 1:1
2Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.Select Matthew 1:2
3Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;Select Matthew 1:3
4Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.Select Matthew 1:4
5Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.Select Matthew 1:5
6Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.Select Matthew 1:6
7Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.Select Matthew 1:7
8Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.Select Matthew 1:8
9Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.Select Matthew 1:9
10Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.Select Matthew 1:10
11Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.Select Matthew 1:11
12Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.Select Matthew 1:12
13Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.Select Matthew 1:13
14Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.Select Matthew 1:14
15Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.Select Matthew 1:15
16Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.Select Matthew 1:16
17Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.Select Matthew 1:17
18Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.Select Matthew 1:18
19Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.Select Matthew 1:19
20Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.Select Matthew 1:20
21Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''.Select Matthew 1:21
22E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:Select Matthew 1:22
23''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''.Select Matthew 1:23
24Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;Select Matthew 1:24
25por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.Select Matthew 1:25
Albanian Bible (ALB) · Public Domain