Matthew 10
Albanian Bible
Translation: ALB
1Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.Select Matthew 10:1
2Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;Select Matthew 10:2
3Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;Select Matthew 10:3
4Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.Select Matthew 10:4
5Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,Select Matthew 10:5
6por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.Select Matthew 10:6
7Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".Select Matthew 10:7
8Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.Select Matthew 10:8
9Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj,Select Matthew 10:9
10as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.Select Matthew 10:10
11Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.Select Matthew 10:11
12Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.Select Matthew 10:12
13Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.Select Matthew 10:13
14Dhe në se dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja.Select Matthew 10:14
15Dhe në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit, vendi i Sodomës dhe i Gomorës do të trajtohet me më shumë tolerancë se ai qytet.Select Matthew 10:15
16Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.Select Matthew 10:16
17Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t'ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.Select Matthew 10:17
18Dhe do t'ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.Select Matthew 10:18
19Dhe, kur t'ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t'ju jepet se çfarë duhet të thoni;Select Matthew 10:19
20sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.Select Matthew 10:20
21Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.Select Matthew 10:21
22Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.Select Matthew 10:22
23Por kur do t'ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.Select Matthew 10:23
24Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.Select Matthew 10:24
25I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!Select Matthew 10:25
26Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.Select Matthew 10:26
27Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.Select Matthew 10:27
28Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t'ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.Select Matthew 10:28
29A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.Select Matthew 10:29
30Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.Select Matthew 10:30
31Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.Select Matthew 10:31
32Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.Select Matthew 10:32
33Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej''.Select Matthew 10:33
34''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.Select Matthew 10:34
35Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,Select Matthew 10:35
36dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.Select Matthew 10:36
37Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.Select Matthew 10:37
38Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.Select Matthew 10:38
39Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.Select Matthew 10:39
40Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.Select Matthew 10:40
41Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.Select Matthew 10:41
42Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij''.Select Matthew 10:42
Albanian Bible (ALB) · Public Domain