Skip to content
Church.wiki
Matthew

Matthew 23

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,Select Matthew 23:1

2duke thënë: ''Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.Select Matthew 23:2

3Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.Select Matthew 23:3

4Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.Select Matthew 23:4

5Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.Select Matthew 23:5

6Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,Select Matthew 23:6

7si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.Select Matthew 23:7

8Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.Select Matthew 23:8

9Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.Select Matthew 23:9

10As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.Select Matthew 23:10

11Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.Select Matthew 23:11

12Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.Select Matthew 23:12

13Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.Select Matthew 23:13

14Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.Select Matthew 23:14

15Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!Select Matthew 23:15

16Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s'është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".Select Matthew 23:16

17Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?Select Matthew 23:17

18Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s'është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".Select Matthew 23:18

19Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?Select Matthew 23:19

20Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!Select Matthew 23:20

21Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.Select Matthew 23:21

22Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.Select Matthew 23:22

23Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t'i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.Select Matthew 23:23

24Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!Select Matthew 23:24

25Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.Select Matthew 23:25

26Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.Select Matthew 23:26

27Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.Select Matthew 23:27

28Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.Select Matthew 23:28

29Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,Select Matthew 23:29

30dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".Select Matthew 23:30

31Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.Select Matthew 23:31

32Ju e kaloni masën e etërve tuaj!Select Matthew 23:32

33O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas?Select Matthew 23:33

34Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t'i vritni dhe do t'i kryqëzoni, disa të tjerë do t'i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t'i persekutoni nga një qytet në tjetrin,Select Matthew 23:34

35që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.Select Matthew 23:35

36Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.Select Matthew 23:36

37Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!Select Matthew 23:37

38Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.Select Matthew 23:38

39Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''.Select Matthew 23:39

Next: Matthew 24Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Matthew

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.