Matthew 24
Albanian Bible
Translation: ALB
1Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.Select Matthew 24:1
2Por Jezusi u tha atyre: ''A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet''.Select Matthew 24:2
3Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?''.Select Matthew 24:3
4Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!Select Matthew 24:4
5Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.Select Matthew 24:5
6Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.Select Matthew 24:6
7Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.Select Matthew 24:7
8Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.Select Matthew 24:8
9Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.Select Matthew 24:9
10Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.Select Matthew 24:10
11Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.Select Matthew 24:11
12Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;Select Matthew 24:12
13por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.Select Matthew 24:13
14Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi''.Select Matthew 24:14
15''Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),Select Matthew 24:15
16atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.Select Matthew 24:16
17Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;Select Matthew 24:17
18dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.Select Matthew 24:18
19Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!Select Matthew 24:19
20Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,Select Matthew 24:20
21sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!Select Matthew 24:21
22Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.Select Matthew 24:22
23Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.Select Matthew 24:23
24Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.Select Matthew 24:24
25Ja, unë ju paralajmërova.Select Matthew 24:25
26Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.Select Matthew 24:26
27Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.Select Matthew 24:27
28Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat''.Select Matthew 24:28
29''Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.Select Matthew 24:29
30Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.Select Matthew 24:30
31Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.Select Matthew 24:31
32Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.Select Matthew 24:32
33Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.Select Matthew 24:33
34Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.Select Matthew 24:34
35Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.Select Matthew 24:35
36Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s'e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.Select Matthew 24:36
37Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.Select Matthew 24:37
38Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;Select Matthew 24:38
39dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.Select Matthew 24:39
40Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.Select Matthew 24:40
41dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.Select Matthew 24:41
42Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.Select Matthew 24:42
43Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.Select Matthew 24:43
44Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.Select Matthew 24:44
45''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?Select Matthew 24:45
46Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.Select Matthew 24:46
47Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.Select Matthew 24:47
48Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",Select Matthew 24:48
49dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;Select Matthew 24:49
50zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;Select Matthew 24:50
51do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.Select Matthew 24:51
Albanian Bible (ALB) · Public Domain