Skip to content
Church.wiki
Matthew

Matthew 25

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.Select Matthew 25:1

2Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.Select Matthew 25:2

3Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;Select Matthew 25:3

4kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.Select Matthew 25:4

5Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.Select Matthew 25:5

6Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".Select Matthew 25:6

7Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.Select Matthew 25:7

8Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".Select Matthew 25:8

9Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".Select Matthew 25:9

10Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.Select Matthew 25:10

11Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".Select Matthew 25:11

12Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".Select Matthew 25:12

13Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.Select Matthew 25:13

14''Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.Select Matthew 25:14

15Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.Select Matthew 25:15

16Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.Select Matthew 25:16

17Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë.Select Matthew 25:17

18Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet.Select Matthew 25:18

19Tani mbas një kohe të gjatë, u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta.Select Matthew 25:19

20Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: "Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë".Select Matthew 25:20

21Dhe i zoti i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".Select Matthew 25:21

22Pastaj erdhi edhe ai që kishte marrë të dy talenta dhe tha: "Zot, ti më besove dy talenta; ja, me ato unë fitova dy talenta të tjerë".Select Matthew 25:22

23Dhe zoti i tij i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".Select Matthew 25:23

24Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: "Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,Select Matthew 25:24

25prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej".Select Matthew 25:25

26Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: "Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;Select Matthew 25:26

27Ti duhet t'ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.Select Matthew 25:27

28Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.Select Matthew 25:28

29Sepse atij që ka do t'i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.Select Matthew 25:29

30Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh"''.Select Matthew 25:30

31''Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.Select Matthew 25:31

32Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.Select Matthew 25:32

33Dhe delet do t'i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.Select Matthew 25:33

34Atëherë Mbreti do t'u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.Select Matthew 25:34

35Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,Select Matthew 25:35

36isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".Select Matthew 25:36

37Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?Select Matthew 25:37

38Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?Select Matthew 25:38

39Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".Select Matthew 25:39

40Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.Select Matthew 25:40

41Pastaj ai do t'u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.Select Matthew 25:41

42Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,Select Matthew 25:42

43isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".Select Matthew 25:43

44Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".Select Matthew 25:44

45Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".Select Matthew 25:45

46Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme''.Select Matthew 25:46

Next: Matthew 26Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Matthew

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.