Skip to content
Church.wiki
Matthew

Matthew 7

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1''Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.Select Matthew 7:1

2Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.Select Matthew 7:2

3Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?Select Matthew 7:3

4Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?Select Matthew 7:4

5O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.Select Matthew 7:5

6Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë.Select Matthew 7:6

7Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.Select Matthew 7:7

8Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket.Select Matthew 7:8

9A ka midis jush ndonjë njeri që, po t'i kërkojë i biri bukë, t'i japë një gur?Select Matthew 7:9

10Ose po t'i kërkojë një peshk, t'i japë një gjarpër?Select Matthew 7:10

11Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.Select Matthew 7:11

12Gjithçka, pra, që ju dëshironi t'ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.Select Matthew 7:12

13Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.Select Matthew 7:13

14Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!Select Matthew 7:14

15Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.Select Matthew 7:15

16Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?Select Matthew 7:16

17Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.Select Matthew 7:17

18Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.Select Matthew 7:18

19Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.Select Matthew 7:19

20Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.Select Matthew 7:20

21Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.Select Matthew 7:21

22Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".Select Matthew 7:22

23Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".Select Matthew 7:23

24Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.Select Matthew 7:24

25Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.Select Matthew 7:25

26Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.Select Matthew 7:26

27Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''.Select Matthew 7:27

28Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij,Select Matthew 7:28

29sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.Select Matthew 7:29

Next: Matthew 8Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Matthew

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.