Acts 20
Albanian Bible
Translation: ALB
1Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.Select Acts 20:1
2Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.Select Acts 20:2
3Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.Select Acts 20:3
4Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.Select Acts 20:4
5Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.Select Acts 20:5
6Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.Select Acts 20:6
7Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.Select Acts 20:7
8Dhe në sallën ku ishim mbledhur kishte shumë llamba.Select Acts 20:8
9Një djalosh me emër Eutik, që ishte ulur në parvazin e dritares, e zuri një gjumë i rëndë; dhe, ndërsa Pali e çoi fjalën gjatë, e zuri gjumi, ra nga kati i tretë poshtë dhe e ngritën të vdekur.Select Acts 20:9
10Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: ''Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të''.Select Acts 20:10
11Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.Select Acts 20:11
12Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.Select Acts 20:12
13Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.Select Acts 20:13
14Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.Select Acts 20:14
15Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.Select Acts 20:15
16Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.Select Acts 20:16
17Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.Select Acts 20:17
18Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,Select Acts 20:18
19duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m'u bënë nga tinëzitë e Judenjve;Select Acts 20:19
20dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,Select Acts 20:20
21duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.Select Acts 20:21
22Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç'do të më ndodhë atje,Select Acts 20:22
23përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.Select Acts 20:23
24Por unë nuk dua t'ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.Select Acts 20:24
25Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.Select Acts 20:25
26Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;Select Acts 20:26
27sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.Select Acts 20:27
28Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.Select Acts 20:28
29Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën,Select Acts 20:29
30edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.Select Acts 20:30
31Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.Select Acts 20:31
32Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t'ju ndërtojë dhe t'ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.Select Acts 20:32
33Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.Select Acts 20:33
34Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.Select Acts 20:34
35Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"''.Select Acts 20:35
36Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.Select Acts 20:36
37Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,Select Acts 20:37
38të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.Select Acts 20:38
Albanian Bible (ALB) · Public Domain