2 Samuel 22
Albanian Bible
Translation: ALB
1Davidi i drejtoi Zotit fjalët e këtij kantiku ditën që Zoti e çliroi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha:Select 2 Samuel 22:1
2"Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im,Select 2 Samuel 22:2
3Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna!Select 2 Samuel 22:3
4Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet, dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi.Select 2 Samuel 22:4
5Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar.Select 2 Samuel 22:5
6Dhimbjet e Sheolit më kishin zënë dhe lakun e vdekjes e kisha para syve.Select 2 Samuel 22:6
7Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.Select 2 Samuel 22:7
8Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim.Select 2 Samuel 22:8
9Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.Select 2 Samuel 22:9
10Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij.Select 2 Samuel 22:10
11Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.Select 2 Samuel 22:11
12Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.Select 2 Samuel 22:12
13Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij.Select 2 Samuel 22:13
14Zoti gjëmoi në qiejt dhe Më i Larti bëri të dëgjohet zëri i tij.Select 2 Samuel 22:14
15Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau.Select 2 Samuel 22:15
16Atëherë doli shtrati i detit dhe themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me erën që shfrynë, fejzat e hundës së tij.Select 2 Samuel 22:16
17Ai nga lart shtriu dorën dhe më kapi, më nxori nga ujërat e mëdha.Select 2 Samuel 22:17
18Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unëSelect 2 Samuel 22:18
19Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im,Select 2 Samuel 22:19
20ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej.Select 2 Samuel 22:20
21Zoti më ka shpërblyer simbas së drejtës sime dhe më ka dhënë simbas pastërtisë së duarve të mia,Select 2 Samuel 22:21
22sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im.Select 2 Samuel 22:22
23Sepse kam mbajtur para vetes të gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij.Select 2 Samuel 22:23
24Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.Select 2 Samuel 22:24
25Prandaj Zoti më ka dhënë simbas së drejtës sime, simbas pastërtisë sime përpara syve të tij.Select 2 Samuel 22:25
26Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë;Select 2 Samuel 22:26
27ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.Select 2 Samuel 22:27
28Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t'i ulur.Select 2 Samuel 22:28
29Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndriçon terrin tim.Select 2 Samuel 22:29
30Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur.Select 2 Samuel 22:30
31Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai.Select 2 Samuel 22:31
32Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë?Select 2 Samuel 22:32
33Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.Select 2 Samuel 22:33
34Ai i bën këmbët e mia si ato të drerit dhe më bën të mbahem mirë në vendet e mia të larta.Select 2 Samuel 22:34
35Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi.Select 2 Samuel 22:35
36Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia jote më ka bërë të madh.Select 2 Samuel 22:36
37Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe këmbët e mia nuk kanë ngurruar në këtë rast.Select 2 Samuel 22:37
38Unë i kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam shkatërruar, nuk jam kthyer prapa para se t'i shfarosja.Select 2 Samuel 22:38
39I kam shkatërruar dhe shtypur, dhe ata nuk kanë mundur më të ngrihen kundër meje; ata kanë rënë nën këmbët e mia.Select 2 Samuel 22:39
40Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje;Select 2 Samuel 22:40
41bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin.Select 2 Samuel 22:41
42Ata shikuan, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre.Select 2 Samuel 22:42
43Unë i thërmova si pluhuri i tokës, i copëtova dhe i shkela si balta e rrugëve.Select 2 Samuel 22:43
44Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.Select 2 Samuel 22:44
45Bijtë e të huajve më nënshtrohen mua; sa më dëgjojnë, më binden.Select 2 Samuel 22:45
46Bijtë e të huajve kanë humbur guximin, kanë dalë duke u dridhur nga fortesat e tyre.Select 2 Samuel 22:46
47Rroftë Zoti! Qoftë e bekuar Fortesa ime! U lartësoftë në qiell Perëndia, Fortesa e shpëtimit tim!Select 2 Samuel 22:47
48Éshtë Perëndia që hakmerret për mua, që më nënshtron popujt,Select 2 Samuel 22:48
49dhe më liron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu i furishëm.Select 2 Samuel 22:49
50Prandaj, o Zot, do të të kremtoj midis kombeve dhe do të këndojë lavdinë e emrit tënd.Select 2 Samuel 22:50
51Lirime të mëdha i siguron mbretit të tij, sillet dashamirës me të vajosurin, me Davidin dhe me pasardhësit e tij përjetë".Select 2 Samuel 22:51
Albanian Bible (ALB) · Public Domain