2 Samuel 23
Albanian Bible
Translation: ALB
1Këto janë fjalët e fundit të Davidit. Kështu thotë Davidi, bir i Isait, kështu thotë njeriu që u ngrit lart, i vajosuri i Perëndisë së Jakobit, këngëtari i ëmbël i Izraelit:Select 2 Samuel 23:1
2"Fryma e Zotit ka folur nëpërmjet meje dhe fjala e tij ka qenë mbi buzët e mia.Select 2 Samuel 23:2
3Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: "Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron në frikën e Perëndisë,Select 2 Samuel 23:3
4është si drita e mëngjesit në të dalë të diellit, në një mëngjes pa re, ashtu si shkëlqimi mbas shiut, që bën të mbijë bari i njomë nga dheu".Select 2 Samuel 23:4
5A nuk është vallë kështu shtëpia ime përpara Perëndisë? Sepse ai ka lidhur me mua një besëlidhje të përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt. A nuk do të bëjë ai të lulëzojë shpëtimi im i plotë dhe të gjitha ato që unë dëshiroj?Select 2 Samuel 23:5
6Njerëzit e kobshëm do të hidhen tej të gjithë si gjembat, sepse nuk mund të kapen me duar.Select 2 Samuel 23:6
7Kush i prek duhet të armatoset me një hekur ose me shkopin e një ushte; ato digjen plotësisht në vend me zjarr".Select 2 Samuel 23:7
8Këto janë emrat e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prijës i oficerëve kryesorë. Atë e quajtën Etseniti Adino; sepse kishte vrarë tetëqind njerëz në një herë të vetme.Select 2 Samuel 23:8
9Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, që ishte bir i Ahohit, një ndër tre luftëtarët trima që ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtë e mbledhur për të luftuar, ndërsa Izraelitët ishin tërhequr.Select 2 Samuel 23:9
10Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtë, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatën. Atë ditë Zoti korri një fitore të madhe dhe populli shkoi pas tij vetëm për të bërë plaçkë.Select 2 Samuel 23:10
11Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesë, Hararitit. Filisejtë ishin mbledhur në një numër të madh në një fushë të mbjellë me thjerrëza. Populli ia kishte mbathur përpara Filistejve,Select 2 Samuel 23:11
12por Shamahu, ishte vendosur në mes të kampit dhe e mbrojti atë, dhe bëri kërdinë në radhët e Filistejve. Kështu Zoti korri një fitore të madhe.Select 2 Samuel 23:12
13Tre nga tridhjetë krerët zbritën në kohën e korrjes dhe erdhën te Davidi në shpellën e Adullamit, ndërsa një grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij në luginën e gjigantëve.Select 2 Samuel 23:13
14Davidi ndodhej atëherë në kala dhe kishte një garnizon Filistejsh në Betlem.Select 2 Samuel 23:14
15Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit, që është afër portës".Select 2 Samuel 23:15
16Të tre trimat çanë në mes të kampit të Filistejve dhe morën ujë nga pusi i Betlemit, pranë portës; pastaj e morën me vete dhe ia çuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi përpara Zotit,Select 2 Samuel 23:16
17duke thënë: "Larg qoftë për mua, o Zot, një veprim i tillë! A nuk u vu, vallë gjaku i njerëzve, jeta e tyre në rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan ata tre trima.Select 2 Samuel 23:17
18Abishai, vëlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijës i një treshe tjetër. Ngriti ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm në mes të treve.Select 2 Samuel 23:18
19Ishte më i dëgjuari i treshes; prandaj u bë dhe kryetari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.Select 2 Samuel 23:19
20Benajahu, bir i Jehojadit, bir i një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të mëdha. Vrau dy heronj të Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne ku vrau një luan, një ditë që binte borë.Select 2 Samuel 23:20
21Ai vrau gjithashtu një Egjiptas gjigand që kishte në dorë një shtizë; por Benajahu i doli përballë me një bastun, i hoqi nga dora shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.Select 2 Samuel 23:21
22Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm ndër të tre trima.Select 2 Samuel 23:22
23Ishte më i dëgjuari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me treshen e parë. Davidi e bëri shef të truprojes së tij.Select 2 Samuel 23:23
24Pastaj vinin: Asaheli, vëlla i Joabit, njeri nga tridhjetët; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;Select 2 Samuel 23:24
25Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;Select 2 Samuel 23:25
26Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;Select 2 Samuel 23:26
27Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;Select 2 Samuel 23:27
28Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;Select 2 Samuel 23:28
29Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);Select 2 Samuel 23:29
30Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga përrenjtë e Gaashit;Select 2 Samuel 23:30
31Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;Select 2 Samuel 23:31
32Eliahba nga Shaalboni (nga bijtë e Jasenit), Jonathani;Select 2 Samuel 23:32
33Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;Select 2 Samuel 23:33
34Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i një Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;Select 2 Samuel 23:34
35Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;Select 2 Samuel 23:35
36Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;Select 2 Samuel 23:36
37Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit të Tserujahut);Select 2 Samuel 23:37
38Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;Select 2 Samuel 23:38
39Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetë e shtatë veta.Select 2 Samuel 23:39
Albanian Bible (ALB) · Public Domain