Zechariah 2
Albanian Bible
Translation: ALB
1I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.Select Zechariah 2:1
2E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m'u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij".Select Zechariah 2:2
3Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,Select Zechariah 2:3
4dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.Select Zechariah 2:4
5Sepse unë", thotë Zoti, "do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij".Select Zechariah 2:5
6Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotë Zoti, "sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit", thotë Zoti.Select Zechariah 2:6
7Oh, Sion, siguro shpëtimin, ti që banon bashkë me bijën e Babilonisë!Select Zechariah 2:7
8Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.Select Zechariah 2:8
9Ja, unë do ta tund dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen pre e atyre që u ishin nënshtruar atyre; atëherë do të pranoni që më ka dërguar Zoti i ushtrive.Select Zechariah 2:9
10Lësho klithma gëzimi, gëzohu, o bijë e Sionit, sepse ja, unë do të vij, të banoj midis teje", thotë Zoti.Select Zechariah 2:10
11"Atë ditë shumë kombe do të bashkohen me Zotin dhe do të bëhen populli im, dhe unë do të banoj midis teje; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ti.Select Zechariah 2:11
12Dhe Zoti do të marrë në zotërim Judën si trashëgimi të tij në tokën e shenjtë dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin.Select Zechariah 2:12
13Çdo mish le të heshtë përpara Zotit, sepse ai është zgjuar nga selia e tij e shenjtë".Select Zechariah 2:13
Albanian Bible (ALB) · Public Domain