Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 104 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 35 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 104편은 하나님이 하늘과 땅, 물과 생물을 지으시고 때를 따라 먹이시며 돌보시는 일을 노래하는 창조 찬양시이다. 모두 35절이다.

Jump to verse

104Psalms · Albanian Bible
1Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
2Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;
3ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.
4I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.
5Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.
6Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.
7Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.
8Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.
9Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.
10Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,
11dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.
12Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.
13Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.
14Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,
15dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.
16Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;
17aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.
18Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.
19Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.
20Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.
21Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.
22Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.
23Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.
24Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.
25Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;
26e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.
27Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
28Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.
29Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.
30Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.
31Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;
32ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.
33Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.
34Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.
35Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

35 verses in this psalm
104 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More