57Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
58Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
59Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
60Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
61Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
62Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
63Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
64O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
65Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
66Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
67Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
68Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
69Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
70Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
71Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
72Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
73Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
74Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
75Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
76Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
77Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
78U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
79Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
80Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
81Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
82Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
83Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
84Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?
85Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
86Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
87Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
88Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
89Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
90Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
91Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
92Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
93Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
94Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
95Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
96Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
97Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.Notes
98Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
99Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
100Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
101Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
102Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
103Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
104Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
105Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.Notes
106Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
107Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
108O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
109Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
110Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
111Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
112Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
113Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
114Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
115Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
116Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
117Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
118Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
119Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
120Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
121Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
122Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
123Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
124Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
125Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
126Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
127Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
128Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
129Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
130Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
131Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
132Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
133Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
134Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
135Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
136Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
137Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
138Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
139Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
140Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
141Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
142Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
143Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
144Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
145Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
146Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
147Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
148Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
149Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
150Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
151Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
152Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
153Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
154Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
155Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
156Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
157Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
158I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
159Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
160Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
161Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
162Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
163Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
164Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
165Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.
166O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
167Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
168Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
169Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
170Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
171Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
172Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
173Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
174Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
175Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
176Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
Albanian Bible Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.
176 verses in this psalm
119 / 150 psalms
The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.