Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 132 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 18 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 132편은 '성전에 올라가는 노래' 가운데 하나다. 언약궤를 모실 곳을 찾겠다는 다윗의 맹세와, 다윗의 자손을 왕위에 두고 시온을 거처로 삼겠다는 여호와의 맹세를 짝지어 노래한다.

Jump to verse

132Psalms · Albanian Bible
1Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
2ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
3"Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
4nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
5deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
6Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
7Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
8Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
9Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
10Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
11Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
12Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
13Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
14"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
15Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;
16do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
17Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
18Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

18 verses in this psalm
132 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More