Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 19 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 14 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 19편은 하늘과 해가 하나님의 영광을 말없이 드러낸다는 노래로 시작해, 여호와의 율법을 기리고, 숨은 허물에서 벗어나기를 구하는 기도로 끝나는 다윗의 시이다.

Jump to verse

19Psalms · Albanian Bible
1Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.
2Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.
3Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;
4por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;
5dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.
6Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.
7Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. Notes
8Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.
9Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;
10janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
11Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
12Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.
13Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.
14U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

14 verses in this psalm
19 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Verse commentaries for this psalm 1

Articles mentioning this psalm

More