Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 26 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 12 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 26편은 '다윗의 시'라는 표제가 붙은 12절의 기도시이다. 기도자가 자신의 온전함을 아뢰며 하나님께 살펴 판단해 주시기를 구하고, 악인과 함께 망하지 않게 해 달라고 간구한다.

Jump to verse

26Psalms · Albanian Bible
1Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
2Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
3Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
4Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
5Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
6Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
7për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
8O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
9Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
10sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
11Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
12Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

12 verses in this psalm
26 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

More