Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 36 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 12 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 36편은 하나님을 두려워하지 않는 악인의 모습과 하늘에 닿는 하나님의 인자하심을 맞세우고, 그 인자하심이 계속되기를 구하는 다윗의 시이다.

Jump to verse

36Psalms · Albanian Bible
1Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.
2Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.
3Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.
4Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".
5O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.
6Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.
7O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;
8ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.
9Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.
10Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.
11Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.
12Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

12 verses in this psalm
36 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

More