Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 46 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 11 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 46편은 고라 자손의 시로, 땅과 바다가 흔들리고 나라들이 소란해도 하나님이 피난처이며 그 성 가운데 계시므로 두려워하지 않는다고 노래한다. 마르틴 루터의 찬송 「내 주는 강한 성이요」의 바탕이 된 시로 알려져 있다.

Jump to verse

46Psalms · Albanian Bible
1Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Notes
2Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,
3dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)
4Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
5Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.
6Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.
7Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
8Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë. Notes
9Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.
10Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë. Notes
11Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

11 verses in this psalm
46 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Verse commentaries for this psalm 3

Articles mentioning this psalm

More