Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 49 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 20 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 49편은 고라 자손의 지혜시로, 재물을 의지하는 사람도 죽음을 피하거나 자기 생명을 값 주고 살 수 없음을 가르치고, 하나님이 시인의 영혼을 음부에서 건지신다고 고백한다.

Jump to verse

49Psalms · Albanian Bible
1Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
2qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
3Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
4Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
5Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
6ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
7Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
8sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
9për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
10Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
11Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
12Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
13Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
14Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
15Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
16Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
17sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
18Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
19ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
20Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

20 verses in this psalm
49 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More