Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 51 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 19 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 51편은 다윗이 밧세바 일로 선지자 나단의 책망을 받은 뒤 지은 것으로 표제에 밝혀진 참회의 시이다. 죄를 고백하고 정한 마음과 구원의 즐거움을 회복시켜 달라고 구한다.

Jump to verse

51Psalms · Albanian Bible
1Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
2Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
3Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
4Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
5Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat. Notes
6Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
7Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
8Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
9Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
10O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Notes
11Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Notes
12Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
13Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
14Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
15O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
16Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti. Notes
17Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
18Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
19Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

19 verses in this psalm
51 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Verse commentaries for this psalm 4

Articles mentioning this psalm

More