Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 60 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 12 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 60편은 패전과 하나님께 버림받은 듯한 아픔을 탄식하며, 땅을 나누어 주시겠다는 하나님의 약속을 붙들고 도움을 구하는 공동체의 기도시이다.

Jump to verse

60Psalms · Albanian Bible
1O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
2Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.
3Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.
4Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)
5Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
6Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
7Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;
8Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".
9Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
10A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
11Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
12Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

12 verses in this psalm
60 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More