Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 69 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 36 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 69편은 깊은 물과 수렁에 빠진 듯한 고난 속에서 하나님께 구원을 부르짖는 탄식시이다. 원수에 대한 저주와 찬양의 약속으로 이어지며, 신약에서 그리스도의 고난을 말할 때 자주 인용된다.

Jump to verse

69Psalms · Albanian Bible
1Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
2Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.
3Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
4Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.
5O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
6Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
7Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
8Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
9Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
10Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.
11Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.
12Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.
13Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.
14Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.
15Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.
16Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.
17Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.
18Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.
19Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.
20Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.
21Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.
22U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.
23Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.
24Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.
25Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,
26sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
27Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.
28U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.
29Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
30Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
31Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
32Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
33Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
34E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
35Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
36Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

36 verses in this psalm
69 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More