Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 72 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 20 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 72편은 하나님께 왕이 의와 공의로 다스리게 해 달라고 구하는 왕을 위한 기도시이다. 끝의 송영과 "다윗의 기도가 필하다"라는 맺음말로 시편 제2권(42~72편)을 마무리한다.

Jump to verse

72Psalms · Albanian Bible
1O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
2dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.
3Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.
4Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.
5Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
6Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.
7Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
8Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
9Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
10Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata.
11Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë.
12Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
13Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
14Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
15Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
16Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.
17Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
18I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
19Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
20Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

20 verses in this psalm
72 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More