Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 81 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 16 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 81편은 아삽의 시로, 절기에 하나님을 찬양하라는 부름으로 시작해 출애굽을 회상하고, 하나님의 목소리로 이스라엘의 불순종을 책망하며 순종을 권하는 16절의 시다.

Jump to verse

81Psalms · Albanian Bible
1I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.
2Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.
3I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.
4Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.
5Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;
6"O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.
7Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)
8Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!
9Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.
10Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.
11Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.
12Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.
13Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!
14Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.
15Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.
16Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

16 verses in this psalm
81 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More