Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 88 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 18 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 88편은 고라 자손의 시로 표제에 '에스라인 헤만의 마스길'이라 적힌 탄식시이다. 죽음에 가까운 고통 속에서 하나님께 부르짖지만, 위로나 찬양 없이 '흑암'이라는 말로 끝나는 것으로 알려져 있다.

Jump to verse

88Psalms · Albanian Bible
1O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
2Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,
3sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.
4Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
5Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.
6Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.
7Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)
8Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
9Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
10A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)
11A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?
12A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?
13Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.
14Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?
15Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.
16Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,
17më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.
18Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

18 verses in this psalm
88 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this psalm

More