Skip to content
Church.wiki

Psalms Psalm 91 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Psalms · Albanian Bible · 16 verses

Verse layout
📝 Overview of this psalm Flow, key verses and people

시편 91편은 하나님을 피난처로 삼는 사람이 염병과 재앙 가운데서 보호받는다고 노래하는 신뢰의 시이다. 11-12절은 예수의 광야 시험에서 사탄이 인용한 구절로 알려져 있다.

Jump to verse

91Psalms · Albanian Bible
1Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. Notes
2Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
3Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.
4Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.
5Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,
6as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.
7Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.
8Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.
9Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,
10nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.
11Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
12Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.
13Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.
14Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.
15Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.
16Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

16 verses in this psalm
91 / 150 psalms

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Verse commentaries for this psalm 1

Articles mentioning this psalm

More