Deuteronomy 14
Albanian Bible
Translation: ALB
1"Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;Select Deuteronomy 14:1
2sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.Select Deuteronomy 14:2
3Nuk do të hash asgjë të neveritshme.Select Deuteronomy 14:3
4Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,Select Deuteronomy 14:4
5dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.Select Deuteronomy 14:5
6Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.Select Deuteronomy 14:6
7Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;Select Deuteronomy 14:7
8edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.Select Deuteronomy 14:8
9Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;Select Deuteronomy 14:9
10por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.Select Deuteronomy 14:10
11Mund të hani çdo zog të pastër;Select Deuteronomy 14:11
12por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,Select Deuteronomy 14:12
13qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,Select Deuteronomy 14:13
14çdo lloj korbi,Select Deuteronomy 14:14
15strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,Select Deuteronomy 14:15
16bufin, ibisin, mjellmën,Select Deuteronomy 14:16
17pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,Select Deuteronomy 14:17
18lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.Select Deuteronomy 14:18
19Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.Select Deuteronomy 14:19
20Por mund të hani çdo zog që është i pastër.Select Deuteronomy 14:20
21Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.Select Deuteronomy 14:21
22Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit.Select Deuteronomy 14:22
23Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.Select Deuteronomy 14:23
24Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t'i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,Select Deuteronomy 14:24
25atëherë do t'i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;Select Deuteronomy 14:25
26dhe do t'i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.Select Deuteronomy 14:26
27Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.Select Deuteronomy 14:27
28Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t'i vendosësh brenda portave të tua;Select Deuteronomy 14:28
29dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".Select Deuteronomy 14:29
Albanian Bible (ALB) · Public Domain