Skip to content
Church.wiki
Deuteronomy

Deuteronomy 20

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1"Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.Select Deuteronomy 20:1

2Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t'i flasë popullitSelect Deuteronomy 20:2

3dhe do t'i thotë: "Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t'u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,Select Deuteronomy 20:3

4sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t'ju shpëtuar".Select Deuteronomy 20:4

5Pastaj oficerët do t'i flasin popullit, duke thënë: "A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.Select Deuteronomy 20:5

6A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.Select Deuteronomy 20:6

7A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".Select Deuteronomy 20:7

8Pastaj oficerët do t'i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".Select Deuteronomy 20:8

9Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.Select Deuteronomy 20:9

10Kur t'i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t'i ofrosh së pari paqen.Select Deuteronomy 20:10

11Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.Select Deuteronomy 20:11

12Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.Select Deuteronomy 20:12

13Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;Select Deuteronomy 20:13

14por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t'i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.Select Deuteronomy 20:14

15Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.Select Deuteronomy 20:15

16Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;Select Deuteronomy 20:16

17por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,Select Deuteronomy 20:17

18me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.Select Deuteronomy 20:18

19Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t'i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?Select Deuteronomy 20:19

20Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".Select Deuteronomy 20:20

Next: Deuteronomy 21Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Deuteronomy

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.