Deuteronomy 25
Albanian Bible
Translation: ALB
1"Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t'i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.Select Deuteronomy 25:1
2Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.Select Deuteronomy 25:2
3Mund t'i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.Select Deuteronomy 25:3
4Nuk do t'i vësh turizën kaut që shin grurin.Select Deuteronomy 25:4
5Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrëSelect Deuteronomy 25:5
6dhe i parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që emri i tij të mos fshihet në Izrael.Select Deuteronomy 25:6
7Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".Select Deuteronomy 25:7
8Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t'i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",Select Deuteronomy 25:8
9atëherë kunata e tij do t'i afrohet në prani të pleqve do t'i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t'i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij".Select Deuteronomy 25:9
10Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".Select Deuteronomy 25:10
11Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t'i pritet dora;Select Deuteronomy 25:11
12syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.Select Deuteronomy 25:12
13Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.Select Deuteronomy 25:13
14Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.Select Deuteronomy 25:14
15Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.Select Deuteronomy 25:15
16Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.Select Deuteronomy 25:16
17Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;Select Deuteronomy 25:17
18ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.Select Deuteronomy 25:18
19Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".Select Deuteronomy 25:19
Albanian Bible (ALB) · Public Domain